Kërcënohet brenda zyrës Zyrtarja e Prishtinës nga grupi i VV-së

Mos i humb

 

Zyrtarja nga Drejtoria për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave, Irfete Zejneli, është kërcënuar sot nga një grup i udhëhequr nga asambleisti i Vetëvendosjes Eman Rrahmani.

Kështu pohon Komuna e Prishtinës, përmes një kumtese për media.

Sipas tyre, Rrahmani dje ka dërguar kërkesë për takim në e-mail të drejtorisë, ku ka kërkuar takim lidhur për rregullimin e rrugës “Elena Gjika” në Kodrën e Trimave.

“Sot, në zyrë të Drejtorisë për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave, Eman Rrahmani ka ardhur me një grup prej afro 30 vetash, duke e bllokuar në zyrë zyrtaren komunale, si dhe duke e terrorizuar e kërcënuar atë. Madje, disa prej shoqëruesve të tij kanë hipur mbi tavolina të zyrës, dhe e kanë ofenduar zyrtaren komunale në vazhdimësi”, thuhet në kumtesë.

Komuna e Prishtinës ka hapur rast në Policinë e Kosovës, dhe ka kërkuar nga ta që t’i ndërmarrin të gjitha masat e duhura dhe t’i nxjerrin para drejtësisë kërcënuesit.K.P

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit