Kërcënohet me jetë kryeparlamentarja e Kosovës Vjosa Osmani, ja çfarë thotë policia

Mos i humb

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani pak ditë më parë është kërcënuar me jete përmes rrjeteve sociale.
Mësohet se kërcënimet kanë qenë përmes Twitterit, raporton telegrafi.

Një gjë e tillë është raportuar edhe nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka hapur një rast të kanosjes, cili ka ndodhur më 23 qershor rreth orës 16:37.
“Sheshi Ibrahim Rugova, Prishtinë, 23.06.2020-16:37.

Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në llogarinë e rrjetit social Twitter ka ardhur një kërcenim në gjuhën angleze. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë. Telegrafi ka provuar të marrë një konfirmim nga zyra e kryeparlamentares, mirëpo deri më tani nuk ka asnjë përgjigje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit