Kërkesa zyrtare për “Grupin e Deputeteve të Pavarur”. Emrat dhe shefi i grupit!

Mos i humb

Grupi i deputetëve të dorëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, tanimë edhe zyrtarisht është ndarë nga Grupi Parlamentarë i kësaj partie.

Ky grup ka dorëzuar para pak minutash në administratën e Kuvendit të Kosovës, kërkesën për grup të ri parlamentarë.

Në bazë të kërkesës së dorëzuar në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës e të cilën e posedon Gazeta Blic, të 12 deputetët e nëshkruar, kanë kërkuar që grupi parlamentar të quhet “Grupi i Deputetëve të Pavarur- GDP”.

Në dokumentin e siguruar nga Gazeta Blic, e para në këtë listë është Aida Dërguti, deputetja më të cilën edhe filloi “zhurma” brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërsa kërkesa është drejtuar në emër të Dardan Sejdiut i cili është caktuar edhe si kryesues i Grupit të ri parlamentar, shkruan Gazeta Blic.

Më poshtë kërkesa dhe nënshkrimet:

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit