“Kërkesat e BSPK-së do të trajtohen me kujdesin maksimal”

Mos i humb

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), të udhëhequr nga kryetari, Avni Ajdini.

Kryeministri Haradinaj tha se do të jenë në dialog të vazhdueshëm me Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës, do të ketë komunikim të hapur ndërmjet dy institucioneve dhe kërkesat e BSPK-së do të trajtohen me kujdesin maksimal, gjithnjë konform kapaciteteve buxhetore dhe mundësive që kanë institucionet.

Qeveria e Kosovës nëpërmejt një komunikate thotë se është e përkushtuar që të jetë në funksion të të drejtave të gjithë punëtorëve dhe sindikalistëve të BSPK-së.

Përfaqësuesit e BSPK-së shprehën përkushtimin për bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, duke shprehur kërkesat për përmirësim të vazhdueshëm të kushteve për të gjithë punëtorët./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit