Kërkohet dorëheqja e Haradinajt për largimin me dhunë të gruas nga foltorja

Mos i humb

Veprimi i djeshëm i kryeministrit Haradinaj, i cili gjatë ceremonisë për nder të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, largoi me forcë një grua nga foltorja, ka ngjallur reagime të shumta.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka shkruar në Facebook, se kryeministri para se të flas për këtë ngjarje, ai duhet të jap dorëheqje. Madje, veprimin e Haradinajt, Haxhiu e quajti banditesk.

“Kryeministri Haradinaj përpara se të flas, duhet të kërkoj falje për sjellje banditeske dje! Në një vend normal, sot do të detyrohej të jap dorëheqje. Por fatkeqësisht në Kosovë e keqja është normalizuar!”, ka shkruar Haxhiu.

Përkundër kësaj, në një konferencë për mediat të mbajtur sot, Haradinaj nuk është bërë aspak pishman për gjestin e djeshëm. Madje, tha se po të ishte burrë, do reagonte ndryshe në atë moment.

“Pse e kam marrë këtë rol, arsyeja ka qenë që po kalon më lehtë se sa të ndërhynin policia. Ka qenë ngjarje shtetërore dhe gjera të tilla nuk lejohen”, tha Haradinaj.

Më tej, ai ka komentuar edhe veprimin e Kryeparlamentarit Kadri Veseli, i cili i ndezi mikrofonin sapo doli foltore, gruas që veten e prezantoi si familjare e Mehmet Derallës.

“Nuk jam kundër Kadriut, ai ka qenë korrekte pasi mendoi që do të thotë dy fjalë edhe largohet”, tha Haradinaj.

Në anën tjetër deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe anëtarë të shoqërisë civile, kanë kërkuar nga Haradinaj të kërkoj falje publike për këtë veprim./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit