Këshilla: grupet më të ndjeshme nga vapa dhe kujdesi që duhet pasur!

Mos i humb

E gjithë Evropa është përfshirë nga temperaturat e larta, dhe vendet tona nuk janë kursyer assesi.

Ndonëse nuk ka statistika që flasin për pasoja njerëzore  në rajon, një gjë është e qartë: për moshat më të prekura nga i nxehti – të moshuarit dhe fëmijët – duhet pasur tej mase kujdes nga temperaturat e larta.

Simptomat e goditjes nga dielli

Mjekët bëjnë apel për kujdes veçanërisht nëse trupi juaj fillon t’a ndiejë vapën që rritet.

Shqetësimet nisin me djersitje masive, rritje të temperaturës së trupit, frymëmarrje e shpejtë dhe e vështirë, si dhe lëkurë të lagësht në prekje e kombinuar me marramendje.

Në këto raste, po ashtu goja është e thatë, ndjeni dhimbje koke, vërehet zbehje e ngjyrës së lëkurës, pulsi është i dobët dhe i shpejtë, lëkura në prekje është e lagësht dhe e ftohtë, si dhe ndjeni të vjella të papritura.

Nëse keni këto shenja të përmendura më lart, largohuni menjëherë nga ekspozimi në diell, apo ambientet që janë të nxehta. Personi i cili shfaq simptomat e përmendura, duhet t’i jepen të pijë shumë lëngje të ftohta dhe t’i fshihen djersët me një peshqir pambuku.

Por fëmijëve, pleqve dhe shtatzënave, edhe atletët duhen treguar më të përmbajtur nga dalja në ambient të jashtëm.

Atletët duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm, duke pasur parasysh se angazhimi në aktivitetin fizik në natyrë nuk rekomandohet në nxehtësi ekstreme.

Disa rregulla që ndihmojnë për të mbrojtur shëndetin në kohë të nxehta:

Mos u largoni nga shtëpia gjatë orëve të nxehta dhe mbroni dritaret nga dielli.

Pini së paku dy litra ujë në ditë.

Konsumoni ushqime të lehta të ndara në porcione.

Konsumoni fruta të bollshme dhe perime të freskëta.

Freskoni dhomat me ventilatorë apo kondicionerë.

Ajrosni makinën që është për një kohë të gjatë në diell.

Këshilla për moshat mbi  65 vjeç

Për të ruajtur shëndetin e të moshuarve duhet të kemi mirë parasysh udhëzimet në vijim:

Gjatë orëve të nxehta të ditës, duhet tё qëndrojnë brenda. Nëse është e mundur të rrinë në ambiente me ajër të kondicionuar. Orët më tё nxehta janë nga 11 e mëngjesit deri në 4 pasdite.

Të vishen sa më lehtë, me bluza të lirshme, të pambukta mundësisht.

Të pinë sa më shumë lëngje. Nëse temperatura kalon 33 gradë celsius, është mjaft e rëndësishme të pini deri 3 litra lëngje në ditë (uji është më mirë). Për ata të cilët janë mbipeshë apo obez mund t’u duhet tё pinë dhe më shumë.

Evitoni konsumin e pijeve të gazuara dhe ato me kafeinë kur temperaturat janë të larta, pasi mund të shkaktojnë dehidratim të organizmit. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit