KËSHILLA PSIKOLOGJIKE PAS NJE TRAUME

Mos i humb

Shumë mesazhe kam marrë nga të rinj të panikuar që pyesin si të manaxhojne frikën, ankthin pas ngjarjes së tmerrshme e tronditëse të tërmetit.

Së pari me keqardhje shpreh pamundësinë time për t’ju bashkuar psikologëve në terren, për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të goditur nga karastrofa, dhe besoj në mirëkuptimin tuaj sa kohe në plan të parë janë fëmijët, të cilët padyshim zënë nevojën më emergjente për suport psikologjik dhe parandalim.

Së dyti, mendova të ndaj këtu publikisht disa këshilla të cilat shpresoj se do t’ju vijnë sadopak në ndihmë e t’ju lehtësosjnë të bashkëpunoni me tronditjen tuaj me dhimbjen, me traumën.

1- Falenderoni!
Ju kurrë nuk mund t’a dini se deri ku, mund të kishte shkuar dhimbja juaj. Për sa kohë keni “jetën” ju jeni akoma të bekuar me mundësi dhe shanse pafund nga e ardhmja juaj.
2- Reflektoni!
Të shperthesh në mallkime, sharje, ofendime, blasfemi e pikpyetje pa adresë nga më të dhimbshmet është gjëja më e thjeshtë, por mos harroni ligjin: Asgjë në jetë nuk ndodh rastësisht. Asnjë sprovë nuk vjen vetëm se për një arsye të mirë. E meqë sprovat na kushtojnë dhimbje, asnjë e mirë nuk vjen pa dhimbje?.
Ajo është kusht i domosdoshëm për rritje, zhvillim, ndryshim.
Ndalu dhe reflekto, medito! Zoti që nuk t’i mbylli shanset e jetës, ka menduar edhe se si do të furnizojë më tej.
3- Vlerësoni!
Shpesh në jetë na duhet të rivlerësojmë atë që kemi, ato që bëjmë, energjitë që harxhojmë etj, por të gjendur përballë atashimit emocional me situatat, personat dhe rutinat, e kemi të vështirë, pothuajse të pamundur të rivlerësojmë e me pas të ridimensionojmë pozicionin e tyre ne zemrat tona, si dhe përkushtimin tonë në kohë dhe energji ndaj tyre.
Të tilla situata na detyrojnë duke na “shkundur” të mbetemi vetëm ne dhe ajo që është më e rëndësishmja se të gjitha: jeta, shëndeti.
Këto, situata na japin mundësinë reale të ridimensionojme pozicionin tonë në jetë ndaj vetes, ndaj më të shtrenjtave, ndaj prioriteteve, ndaj Zotit.
4-Reagoni!
Sapo keni mbijetuar! Me siguri edhe sot, akoma ndjeni dridhje e ju duket sikur akoma shtëpia juaj po tundet? e pamja ju dridhet herë pas here, aq sa ju bëhet fiksim të shihni aplikacionet tuaja, a ishte vërtet një tërmet i regjistruar, apo t’u duk ty sikur u dridh?
Është ndjesi e fortë, shumë e fortë. E di se besoni se jeni aty aksidentalisht, e se do të duhej me shumë gjasa të mos ishit, por; Jo! Ju nuk jeni aty rastesisht, as aksidentalisht.
Jeni akoma sepse Zoti ka caktuar se kë do marrë pranë vetes, dhe kujt do që t’i hapë dritare të reja e dimensione te reja kuptimi, ndjenje, vlerash, dhe patjetër; Do të dëgjoj zërin tuaj.

Atje lart, nuk është aq terr sa ç’mund të imagjinoni.

Pikërisht ndjenja e mbijetesës aksidentale dhe të ndierit në pikpyetje për ekzistencën, kjo sapo ka shënuar në mëndjen tuaj, në zemrën tuaj, në shpirtin tuaj, në trupin tuaj, T R A U M E N?

Duhet të dini se, ashtu si kujtimet tuaja, edhe trupi juaj ka memorie. Ai është si një mëndje e madhe më vete. Asgje në të, nuk kalon pa lënë gjurmë. Dhe dhimbja, ka një mision: Ajo kërkon që të dëgjohet, të ndjehet.
Organizmi ynë na e rikthen përjetimin e dhimbjes në formën e një kujtimi “flashback”
Është sikur do të të thotë: “Të kujtohet kur filloi të dridhej toka fuqishëm dhe ti nuk dije ku të shkoje dhe mendove se do të vdisje tani dhe, dhe, dhe, dhe…. “ … dhe kështu ti e mban aty eksperiencën të gjallë, të freskët sikur të ishte tani.

Këtu reagoni!
Thuajini vetes tuaj: Ishte e tmerrshme, e dhimbshme, shuuuumë e frikshme, doja të ulëras nga tmerri por kisha frikë të traumatizoj fëmijët që ishin në gjumë etj, (sipas rasti tuaj), POR, faleminderit Zotit, TANI ESHTE VETEM NJE KUJTIM I HIDHUR. Ka kaluar, është e shkuar tanimë, nuk është realiteti im tani.
Ndërkohë, bëni frymëmarrje të thella, përpiquni të qetësoni trupin, merrni ajër të pastër, bëni një dush, hani ndonjë çokollatë etj, etj veprime të vogla që shprehin përkujdesje dhe dashuri…. ndaj VETES. Ajo e meriton!
Kjo do t’u ndihmoje që ju të ringjallni vetëdijen tuaj.
5- Flisni
Flisni me njëri tjetrin për ngjarjen. Tregoni eksperiencën tuaj. Dëgjoni ato të dikujt tjetër. Përpiquni të ndihmoni dike. Kërkoni ndihme për veten nëse shikoni se nuk po e tejkaloni dot situatën. Por mos u panikoni!
Është normale të jeni të trembur të frikësuar, të mos ju hahet e t’ju jetë çrregulluar gjumi.
Pasi ajo që keni në mendje, në kraharore e parasyve nuk është imagjinare, por një eksperience reale kontrete nga e cila ju, keni dalë paqë.

Mos nxitoni të merrni barna neurologjike apo psikiatrike.
Kontaktoni me një psikolog para se të merrni diçka. Nëse da ta gjykojnë se duhet, ata do t’ju referojnë te një specialist neurolog apo neuropsikiater.

Është përgjegjësia juaj që, medikamentet që fusni ne trupin tuaj, ti merrni te një kopetent i shëndetit mendor.

Mos harroni vetëm ju, jeni përgjegjës për nevojat tuaja!

E nëse mendoni se ajo qe ndodhi nuk e meritonit, keni ne dorë që këtej e tutje, të mos ja ritregoni vetes tuaj pambarim, po të njejtën eksperience.

Vetja juaj nuk e meriton t’ja risillni në vëmendje. Mos e bëni! Prisheni ciklin përmes, Mirënjohjes dhe Falenderimit.

Dhimbja është njerëzore, mos e harroni! Vuajtja, jo.

Vuajtje, do të thotë që me vetëdije, tja risillni vetes suaj parasyve atë dhimbjen e atij momenti.

Kjo është nga ju, nga nevoja për të folur dhe treguar gjithe botës se sapo keni mbijetuar.
Atëhere ashtu bëni! Tregojani botës mbarë, jo vetes, ajo e di mire. Ndaj meriton të ndihet e dëgjuar, e vlerësuar dhe nën kudjes.

Më falni për këshillat nga rehatia dhe ngrohtësia e shtëpisë dhe gjirit familjar ?

Sot disa prej nesh janë të sprovuar ndryshe
Ndërsa ne, të sprovuar sa do tua lehtësojmë dhimbjen.
Zoti na ndihmoftë!

Nga Edlira Durmishaj, Psikologe Klinike

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit