Këshillat si duhet trajtuar sëmundja e veshkës policistike!

Mos i humb

Dhimbjet e shpinës në zonën ndërmjet brinjëve, si dhe prania e shpeshtë e dhimbjeve të kokës klasifikohen si dy ndër shenjat më të zakonshme që tregojnë se kemi të bëjmë me dëmtim të veshkave, e konkretisht të sëmundjes që njihet si veshka policistike.

Në vijim të shkrimit, mjekja Ilda Xhelili ndalet në detajimin e shenjave që tregojnë për praninë e sëmundjes së veshkës policistike, si dhe këshillave se si duhet të veprohet për zbulimin e saj të hershëm, si dhe trajtimin mjekësor të saj.

Sipas bluzave të bardha të shëndetit publik, në përgjithësi sëmundjet e veshkave janë të shërueshme. Kjo, vetëm nëse këto sëmundje zbulohen herët dhe menaxhohen në mënyrën e duhur, kështu, përkeqësimi i funksionit të veshkave mund të ngadalësohet apo edhe të ndalohet, si dhe mund të reduktohet rreziku i lidhur me ndërlikimet kardiovaskulare.

Çfarë është sëmundja e veshkës policistike?

Sëmundja e veshkave policistike është një çrregullim gjenetik i karakterizuar nga rritja e cisteve të shumta në veshka. Veshkat janë organe çift, me madhësinë e grushtit të vendosur në dy anët e sipërme të zgavrës së barkut në drejtim të shpinës. Veshkat filtrojnë ujin shtesë, si edhe largojnë mbeturinat nga gjaku në formën e urinës.

Ato luajnë gjithashtu rol të rëndësishëm në ruajtjen e parametrave vitalë të organizmit. Kur formohen cistet, ato zëvendësojnë pjesën më të madhe të strukturës normale të veshkës duke rezultuar në zvogëlimin e funksionit të veshkave dhe jo rrallë në dështimin e tyre (insuficienca renale).

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit