Këshilli i Sigurimit mblidhet për Kosovën, gëzohet Serbia

Mos i humb

Për Serbinë është me rëndësi të madhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së diskuton për Kosovën.

Kështu tha, sekretari i Përgjithshëm i Presidentit të Serbisë, Nikola Selakoviç, pasi në faqen e internetit të OKB-së u bë e ditur se seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën do të mbahet sot në New York.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme për Serbinë që në forumin më të lartë në botë, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, rezoluta e të cilit u miratuan në vitin 1999 dhe 1998, lidhur me problemin e Kosovës të diskutohet për këtë temë”, tha ai për RTS.

Nga ana e tij, sekretari në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, Veljko Odaloviç tha se KS i OKB-së është vendi i natyrshëm për të folur rreth Kosovës .

Sipas tij Serbia do të insistojë për të arritur marrëveshje për raportimin e detyrueshëm periodik mbi gjendjen në Kosovë.

Në raportin tremujor për Kosovën, sekretari sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka shprehur shqetësimin lidhur me tensionet në rritje midis Prishtinës dhe Beogradit.

Ai i ka kërkuar krerëve të të dyja vendeve që të përmbahen nga lëvizjet që mund të rrezikojnë më tej situatën në terren.

Sipas tij, problemi më i madh në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë është taksa prej 100 për qind për produktet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, e vendosur në nëntor nga autoritetet e Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit