Këshilltari i ri i Trumpit më herët pranoi lidhjen PKK dhe YPG

Mos i humb

Ish ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kombet e Bashkuara (KB) John Bolton, të cilin presidenti amerikan Donald Trump e emëroi për Këshilltar të ri për Siguri Kombëtare, para një jave deklaroi se janë të ndërlidhura organizatat terroriste PKK dhe YPG.

Presidenti Donald Trump e largoi Këshilltarin për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Herbert Raymond McMaster, ndërsa në vend të tij emëroi Bolton-in.

Këshilltari i ri Bolton, i cili nga gjysma e muajit të ardhshëm duhet të marrë detyrën, më 14 mars ishte mysafir në televizionin Fox News, ndërsa me këtë rast u përqëndrua në ngjarjet në Siri, duke folur për operacionin “Dega e Ullirit”.

Bolton faktin se SHBA-të qëndroi mes aleatit të NATO-s Turqisë dhe YPG-së me të cilën bashkëpunon në luftën kundër DEASH-it, e ndërlidhi me atë se, siç tha, Washingtoni nuk ka strategji të qartë.

Ai gjithashtu tha se rajoni i përfshirë nga lufta në Siri ishte mjaft i komplikuar, se kaosi në këtë vend nuk u ndalua edhe pas eleminimit të DEASH-it, ndërsa e gjith kjo me veti solli edhe mundësinë e përleshjes mes SHBA-ve dhe Turqisë.

Në pyetjen: “Çka të bëjmë me kurdët në Siri?, Bolton dha përgjigjen që është njëfarë pranimi për bashkëpunimin e terroristëve të PKK-së dhe YPG-së. Ai tha se mbështetja e SHBA-ve për YPG-në është “vazhdimi i strategjisë së pamjaftueshme nga periudha e Obama-s”.

“Ne mbështetëm kurdët për të mposhtur DEASH-in. Por, gjëja që nuk i kushtuam kujdes të mjaftueshëm janë forcat kurde aleate të një grupi marksist, me të cilin Turqia lufton tashmë me dekada”, tha Bolton.

“Vetëm një moment, a po thoni ju se ne mbështesim një milici marksiste?”, pyeti gazetari, për çka Bolton u përgjigj:

“Ata thonin se nuk janë shumë të lidhur me PKK-në. Ajo që është realitet, është se kjo situatë është e komplikuar dhe se strategjia e luftës kundër DEASH-it në fillim nuk është menduar mirë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit