Këshilltari kryesor i kryeministrit emërohet ambasador në këtë vend

Mos i humb

Avni Arifi, këshilltari kryesor i kryeministrit Ramush Haradinaj dhe shefi i ekipit negociator në dialogun teknik mes Kosovës dhe Serbisë, së shpejti pritet të emërohet ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Lajmin për këtë e ka konfirmuar Arifi për Kallxo.com, duke thënë se po pret dekretimin nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Jam në procedurë. Jam emëuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Komisioni parlamentar kurse tani jam në pritje të dekretimit nga presidenti i Kosovës”, tha Arifi.

Emërimi i Avni Arifit si ambasador në Emirate është përmendur edhe gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit