Kështu mund ta nxirrni halën e peshkut e cila ju ka ngecur në fyt!

Mos i humb

Shumica e njerëzve e duan peshkun, mirëpo e hanë jo me qejf, madje më së shpeshti për shkak të halave irrituese për të cilat ndonjëherë duken që është e pamundshme të nxirren.

Shumica madje as nuk provojnë të hanë peshk për shkak të frikës që të mos përpijnë ndonjë halë, gjë që gjithsesi është përvojë e pakëndshme.

Mos u frikësoni, sepse edhe për këtë ka ilaç.

Për fillim peshku duhet të hahet ngadalë, është e dëshirueshme ta shijoni, më së miri me një gotë verë të mirë.

Duhet pastruar çdo kafshatë edhe nga hala më e vogël. Megjithatë, nëse ju ndodh që hala e peshkut t’ju mbetet në fyt, përpini një kore buke ose një copë banane.

Këto pothuajse me siguri halën do ta “dërgojnë” në lukth, ku lëngjet e lukthit shpejt do ta zbërthejnë, transmeton telegraf. Mirëpo, megjithatë ndodh që edhe hala të ngecet mirë që as buka të mos ndihmojë.

Në atë rast ekstrem provoni me limon. Priteni një fetë limoni dhe ngadalë thithen lëngun i cili duke kaluar nëpër fyt do ta zbërthejë halën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit