Këta janë deputetët e LDK-së që nuk e votuan rezolutën kundër Thaçit

Mos i humb

Për rezolutën kundër Thaçit opozita kishte bërë shumë zhurmë, madje kishte thirrur edhe seancë të jashtëzakonshme. Opozita për të miratuar këtë rezolutë kishte kërkuar edhe përkrahjen e partive të pozitës, të cilën nuk arriti ta siguronte në momentin e votimit.

Mirëpo, në ditën e sotme kur kjo rezolutë u hodh për votim në Kuvendin e Republikës së Kosovës, atë nuk votuan katër deputetë të grupit parlamentar të LDK-së.

Deputetët e LDK-së që nuk e votuan rezolutën kundër Thaçit ishin: Naser Rugova, Anton Quni, Naser Osmani dhe Korab Sejdiu.

Burime të gazetës online Veriu.info bëjnë të ditur se mos pjesëmarrja e tyre në votim ka qenë e menduar mirë, pasi që ata janë bindur nga nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri për këtë, përkrahës të të cilit edhe janë jozyrtarisht.

“Deputetët tonë (v.j. LDK-së) që nuk e votuan rezolutën me të cilin i ndalohej presidentit Thaçit që në Bruksel të bisedojë edhe për kufijtë e territorin e Republikës së Kosovës, janë të mbështetur nga Lufti Haziri, i cili po dëshiron ta shtyj përpara idenë e shkëmbimeve territoriale, në favor të së cilët muajve të fundit është deklaruar edhe publikisht”, ka thënë zyrtari i lartë i LDK-së , pa dashur t’i publikohet emri.

Ky zyrtar thotë se Lufti Haziri po don të faktorizohet edhe për garën për kryetar të LDK-së./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit