Këta janë emrat e ambasadorëve të tjerë të liruar nga detyra

Mos i humb

 

 

Nënshkrimi i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë që tetë ambasadorë lirohet nga kjo detyrë nëpër shtetet përkatëse ku e kanë përfaqësuar vendin.

Këtë e ka konfirmuar për Insajderin edhe këshilltari i ministrit të Jashtëm, Jetlir Zyberaj.

Gazeta Insajderi ka siguruar vendimet për lirimin nga pozita të këtyre ambasadorëve, në të cilat thuhet se arsyeja e largimit nga këto pozita është skadimi i mandatit të tyre.

Ambasadorët të cilët janë liruar nga detyra janë Valdet Sadiku (Serbi); Edon Cana (Francë); Avni Spahiu (Turqi); Nexhmi Rexhepi (Slloveni); Rexhep Boja (Mbreteria e Arabisë Saudite); Lirim Grejçevci (Mbretëria e Bashkuar); Ylber Hysa (Maqedoni); Shpend Kallaba (Bullgari).

Insajderi u ka shkruar të gjitha këtyre ambasadave për të marrë një qëndrim të tyre rreth vendimit të Presidentit, por deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit