Këto janë 10 gjërat që duhet të hiqni menjëherë nga kuzhina!

Mos i humb

Kuzhina është vendi, i cili tregon se sa e pastër është zonja e shtëpisë, pasi është vendi ku një grua shpenzon pjesën më të madhe të ditës duke përgatitur vaktet. Por kur e sheh atë rrëmujë nuk frymëzohet për të gatuar, apo për të bërë diçka speciale. Rrëmuja më e madhe vjen nga gjërat të cilat nuk i përdorim, por i mbajmë aty me shpresën se do vij një ditë e shënuar kur ne do t’i përdorim ato.

Ja cilat janë gjërat që nuk duhet t’i mbani më në kuzhinën tuaj

Gjëra të cilat nuk i ke përdorur asnjëherë

Ndoshta ju është bërë shumë qejfi kur një shoku, apo shoqja juaj ju ka dhuruar një enë kuzhine, por tani pas 3 vitesh t’i po e shikon me nostalgji atë dhe kupton që nuk e ke përdorur asnjëherë. Ndoshta ka ardhur koha që t’ia jepni dikujt që ka nevojë për të.

Rregullo sirtarët e bërë rrëmujë
Nuk ka siklet më të madh sesa kur një miku juaj ju ka ardhur për vizitë dhe gjatë përgatitjes së drekës ai vjen t’u ndihmojë dhe hap pikërisht atë sirtarin që është më shumë rrëmujë, me enë të krisura, dhe me një pamje aspak të mirë. Wshtë më mirë që ju t’i pastroni sirtarët nga këto gjëra të panevojshme dhe më pas mund të kërkoni ndihmën e kujtdo që vjen në shtëpinë tuaj.

Gotat e krisura apo gjysmë të thyera

Mos i mbani më gjatë gotat e thyera në kuzhinën tuaj, është më mirë që t’i hidhni ato, nuk i dihet kurrë se kujt mund t’i rastisi për t’i përdorur.

Sfungjerët e vjetër
Kujtohuni pak kur e keni ndërruar për herë të fundit sfungjerin e enëve. Ndoshta dhe nuk e kujtoni fare atë ditë pasi ka qenë shumë kohë më parë. Këta sfungjerë jo vetëm që nuk i lajnë enët tuaja, por përkundrazi i bëjnë ato të mbajnë erë të keqe.

Enët plastike

Nëse keni shumë enë plastike në shtëpi, shumica e të cilave janë të vjetra, të plasaritura dhe pa kapak, është më mirë t’i hidhni sepse ju shkaktojnë vetëm rrëmujë.

Gjërat që qëndrojnë mbi frigorifer

Frigoriferi juaj është mbushur me gjëra që ju i keni lënë sipër tij, ftesa dasmash,ilaçe, ndoshta dhe faturën e dritave dhe të ujit, ato krijojnë një pamje jo të mirë, është koha që t’i hiqni që andej dhe t’u gjeni vendin e duhur.

Hidhini shkopinjtë e drurit dhe pakot e piperit

Shkopinj druri dhe pakot e piperit ju kanë mbetur që nga dreka e fundit që ju keni organizuar dhe i keni mbajtur sepse mendonit se do t’i përdornit një ditë? Wshtë më mirë t’i hidhni sepse përderisa nuk i keni përdorur, ajo ditë nuk i dihet se kur mund të vijë, ndoshta vjen dhe atëherë kur ato të kenë skaduar.

Enë matëse

Shokët dhe miqtë tuaj e dinë pasionin tuaj për gatimin dhe si dhuratë të përshtatshme gjithmonë ju kanë bërë një gotë matëse, ju janë bërë aq shumë sa që tani nuk po u gjeni dot vend për t’i sistemuar. Mbani vetëm ato që përdorni më shpesh dhe janë shumë funksionale.

Kanaçet e birrës

Nuk ka arsye pse duhet të mbahet, veç rrëmujë sjellin. Hidhini sa më parë.

Shishet e vjetra të ujit

Sado funksionale që mund të jenë shishet që ju përdorni ato janë vjetruar dhe është më mirë t’i zëvendësoni ato me shishe të reja./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit