Këto janë disa nga faktet më të pabesueshmë për mjedrrën!

Mos i humb

Ngjyra e kuqe dhe shija e mirë është një central elektrik i përfitimeve shëndetësore të panumërta që ka ky frut.

Mjedra është burim i pasur i ushqyesve, mineraleve dhe vitaminave dhe kur përfshihet në dietën tuaj të përditshme, mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për t’u prekur nga kanceri, obeziteti, sëmundjet kardiovaskulare dhe madje mund të rrisë fertilitetin.

Përfitimet shëndetësore

Ju ndihmon të humbni peshë:

Mjedrat janë të ulëta në yndyrë dhe kalori si dhe të larta në fibra, gjë që i rendit ndër frutat e shkëlqyera për t’u përfshirë në planin tuaj dietik.

Mjedrat ju bëjnë të ndiheni të plotë dhe ju ndihmojnë të mbani trupin e rregullt si dhe të ulni kolesterolin në gjak, e cila gjithashtu ndikon në humbjen e peshës.

Zvogëlon rrezikun e kancerit:

Mjedrat përmbajnë rreth dhjetë herë më shumë antioksidantë se domatet.

Nivelet e larta të antioksidantëve në mjedra e bëjnë këtë frut nje mjet efektiv në luftimin e kancerit.

Mjedrat gjithashtu përmbajnë acid ellagik, i cili njihet si një kompleks anti kancerogjen.

Rrit fertilitetin:

Sipas një studimi të fundit, mjedrat mund të ndihmojnë në rritjen e pjellorisë tek burrat dhe gratë.

Nivelet e larta të vitaminës C dhe magnezit janë shumë të rëndësishme për fertilitetin mashkullor dhe femëror.

Antioksidantët ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut për abort.

Ndihmon kundër depresionit dhe çrregullimeve të tjera të humorit:

Mjedra është burim i pasur i vitaminës B dhe acidit folik.

Një grusht mjedra mund të sjellin ndryshim të menjëhershëm në gjendjen shpirtërore./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit