Këto janë përfitimet dhe pasojat e përdorimit të aspirinës!

Mos i humb

Dihet se marrja e një doze të vogël aspirine çdo ditë i ndihmon ata që kanë patur goditje në zemër.

Por një studim i ri ka gjetur se për shumicën e njerëzve rreziqet janë më të pakta se sa përfitimet nga përdorimi i aspirinës.

Ndërsa shumë njerëz përdorin aspirinën kur kanë dhimbje koke apo të muskujve, mjekët prej kohësh rekomandojnë marrjen ditore të një doze të vogël aspirine për parandalimin goditjeve në zemër, tru apo problemeve në zemër për ata që janë prekur nga këto sëmundje. Mjekja Holly Anderson është me qendrën mjekësore Weill Cornell në spitalin Presbyterian të Nju Jorkut.

“Është e qartë se njerëzit që kanë patur goditje në zemër, apo e goditje në tru, përfitojnë nga marrja e përditshme e një doze të vogël aspirine. Është shumë e rëndësishme sepse redukton rrezikun nga një tjetër goditje në zemër apo tru dhe mund të zgjat jetën.”

Një hulumtim i ri madhor ka testuar nëse aspirina mund të ndikojë në parandalimin e problemeve të para në zemër. Rezultatet e tre studimeve të veçanta japin një përgjigje negative.

Një studim analizoi 12 mijë pacientë që paraqisnin rreziqe të moderuara për probleme në zemër si rezultat i tensionit të lartë të gjakut, kolesterinës apo pirjes së duhanit. Rezultatet nuk treguan përfitime, ndoshta për shkak se ata po merrnin ilaçe të tjera që ulnin rrezikun gjithsesi.

Doktor J. Michael Gaziano punon në qendrën mjekësore “Brigham and Women’s Hospital” në Boston të shtetit Masaçusets.

“Rreziqet e një personi ndryshojnë me kalimin e kohës dhe një pjesë e ndryshimit rezulton nga veprimet që bëjmë për të menaxhuar faktorët dhe kujdesi për ta kur shfaqin simptoma.”

Një tjetër studim me mbi 15 mijë të rritur me diabet gjeti se përfitimet nga aspirina ishin më të vogla se rreziqet e mëdha nga gjakderdhjet serioze. Jane Armitage është me Universitetin e Oksfordit.

“Vumë re një rritje me pothuajse 30 për qind të rrezikut për gjakderdhje me pasoja serioze të shtrimit në spital. Gjakderdhje kryesisht në stomak, ose në sy apo tru. Gjakderdhja në sy mund të sjellë pasoja verbimi.”

Bazuar në këto studime të publikuara në “Shoqërinë Evropiane të Kardiologjisë”, këshillat mbeten të njëjta, mjekët thonë se aspirina më së miri sjell përfitime për njerëzit e prekur nga sëmundjet e zemrës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit