Këto ushqime ju bëjnë më të bukur

Mos i humb

 

 

Proteinat e pasura me aminoacide squfuri, të tilla si mishi, peshku etj., përbëjnë ushqimin kryesor për flokët.

Nga ana tjetër, është e rëndësishme të hani në mënyrë të ekuilibruar për të çuar deri në rrënjët e flokëve të gjitha elementet e nevojshme për prodhimin e flokëve, në mënyrë që të ruani butësinë dhe vitalitetin e tyre.

-Avokado kundër lëkurës së thatë

Avokado i jep ndihmë lëkurës së thatë. Kjo frutë është e pasur veçanërisht me acide yndyrore, që favorizojnë hidratimin e lëkurës. Kjo frutë ekzotike përmban edhe vitaminë E, një antioksidant i fuqishëm i cili është në gjendje që të mbrojë lëkurën nga radikalet e lira, të pranishme në sasi të mëdha në lëkurat e thata apo të dehidratuara.

-Boronica, një ilaç i mirë antimoshë

Këto kokrra riparojnë dëmet e përditshme të pësuara në lëkurë. Një përqendrim i madh antioksidantësh të pranishëm në boronicë, japin një funksion të vërtetë trajtimi antimoshë.

-Portokaj për sa më shumë energji

Vitamina C, që portokalli e përmban në sasi të madhe është një molekulë esenciale për prodhimin e kolagjenit, faktor tonik dhe rezistent i lëkurës. Përveç kësaj, kolagjeni është një nga molekulat më të mira e cila është në gjendje t’i japë shkëlqim koloritit tuaj natyral. Rezultati: do të jeni rrezatues.

-Presh për një bark të sheshtë

Për çdo gastroenterologist, preshi është përshpejtuesi më i mirë i transitit të zorrëve. Në supë, të zier dhe të bërë me vaj ulliri, uthull dhe mustardë, të kavardisur me qepë…fibrat që gjenden te preshët janë aleatë të mirë për një bark gjithmonë të sheshtë.

-Kanella: aleat për një trup të hollë

Kanella është ushqimi i bukurisë i përdorur nga më të rinjtë. Shpesh, në fakt, dietat e pasura me sheqer dhe yndyrë nxisin plakjen e parakohshme të lëkurës. Ndërsa kanella rrit shijen natyrale duke zëvendësuar lehtësisht sheqerin. Në këtë mënyrë, ajo zvogëlon mallin për ushqime me sheqer. Përveçse përmirëson gjendjen e lëkurës, ky mashtrim i vogël është një aleat i mirë për një trup të hollë.

– Supa miso, ndërprerëse e rrudhave

Supa miso është sekreti i japonezëve për të mbajtur lëkurën të re. E bërë nga brumi i thartuar me kokrra soje, miso, është i pasur me acid linoleik, që lejon ta mbani lëkurën të lëmuar e pa rrudha.

-Çokollata, karta fituese e bukurisë tuaj

Çokollata është një nga antidepresivët më të mirë natyralë. Në çdo rast, duke zgjedhur atë me më pak sheqer dhe yndyrë, ju do të merrni kënaqësi të pakrahasueshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit