Këto ushqime nuk duhet t’i mbani në frigorifer

Mos i humb

Janë një numër i ushqimesh që mund të mos e keni ditur se nuk duhet mbajtur në frigorifer.

Ju njoftojmë me disa nga to:

Buka

Nëse e fusni bukën në frigorifer, e cila nuk rekomandohet të bëhet nëse e konsumoni shpesh, ajo do thahet shumë shpejt.

Hudhra

Edhe pse hudhrën e rekomandojmë që të përdoret sa më shumë për efektet e saj. Në momentin që ju e fusni atë në frigorifer, çdo ushqim që ndodhet aty do marrë erë hudhre.

Patatet

Vendosja e patateve në frigorifer nuk është gjithashtu një ide e mirë, sepse do të rezultojë në më shumë niseshte.

Mjalti

Mjalti në frigorifer kristalizohet. Dhe do e keni shumë të vështirë ta konsumoni sepse do jetë ngrirë.

Domatet

Kur mbahen në frigorifer domatet fillojnë ta humbin shijen. Prandaj edhe ato duhet t’i mbani larg nga frigoriferi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit