Këto ushqime shkaktojnë kancerin

119
0

Bazuar në studimet e fundit, onkologët pretendojnë se ekzistojnë gjashtë lloje të ushqimeve që shkaktojnë kancerin. Përvec kësaj janë edhe të tjera shkaqe të cilat ndihmojnë në shfaqjen e kancerit e që janë: stili i jetës, kequshqyerja, mungesa e stërvitjes, duhani, genet, infeksionet, ekspozimi ndaj produkteve kimike dhe rrezatimet.

World Cancer Research Fund ka deklaruar se 20% e rasteve të kancerit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkaktohet nga kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit fizik, ndaj dhe listojnë ushqimet nën akuzë:

Ushqimet me sheqer të rafinuar– E dimë të gjithë se ushqimet që përmbajnë sheqer të rafinuar dhe fruktozë, mund të shkaktojnë shumë probleme e shëndetin. Këto ushqime rrisin insulinën dhe ko gjë shton qelizat tumorale.

Mishi i kuq i përpunuar– Mishi i kuq përmban shumë acide të dëmshme. Për më tepër mishrat e paketuar dhe sallamrat përmbajnë shumë kripë, duke stimuluar kancerin e zorrës së trashë dhe të prostatës.

Ushqimet e tymosura– Konsumi i rregullt i këtyre ushqimeve nuk i bën mirë shëndetit. Kjo pasi procesi i tymosjes shkakton toksina tek mishi, duke stimuluar qelizat kancerogjene.

Mielli i bardhë– Shumë produkte ushqimore janë të përbëra nga ky miell. Por mielli i bardhë ka shumë karbohidrate dhe kjo gjë është e dëmshme. Studime të ndryshme kanë zbuluar se femrat që konsumojnë shumë karbohidrate, janë më të pritura që të preken nga kanceri i gjirit, pasi ky lloj mielli rrit nivelin e sheqerit në gjak.

Vaji i hidrogjenuar– Këto lloj vajrash shndërrohen në helme kur procesohen. Ky lloj vaji shton rrezikun për tu prekur nga kanceri i zorrës së trashë, kanceri i gjirit dhe i prostatës. Këshillohet që ta zëvendësoni.

Patatet e skuqura– Këto lloj patatesh bëhen me shumë nxehtësi, duke bërë që të çlirohet akrilamidë, një element kancerogjen. Kështu sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore ‘International Journal of Cancer’, rezulton se patat e skuqura stimulojnë kancerin në vezore, në prostatë, kancerin e gjirit dhe të aparatit tretës.

Nëse nuk bëni dot pa to, të paktën përdorni vaj ulliri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here