“Këtu jemi për t’u bërë urë mes Maqedonisë dhe Turqisë”

Mos i humb

 

 

Drejtori i Përgjithshëm i Halkbank Sh.A. Shkup, Bilal Sucubaşı, deklaroi se në Maqedoni ndodhen për t’u bërë urë mes Maqedonisë dhe Turqisë.

Sucubaşı, në një prononcim për Anadolu Agency (AA), vlerësoi punimet dhe qëllimet e bankës, si dhe zhvillimet tregtare mes Turqisë dhe Maqedonisë.

Ai duke rikujtuar se Halkbank ka filluar të operojë në Maqedoni që nga viti 2011 pas blerjes së IK Bank dhe Demir Halkbank, tha se që nga kjo datë kanë shfaqur një performancë rritjeje të qëndrueshme.

Sucubaşı tregoi se kur kanë filluar të operojnë kanë qenë në mesin e tetë bankave të para në vend, ndërsa sot kanë arritur në vendin e katërt.

Duke treguar se ndërgjegjësimin në sektor e kanë ndërtuar mbi kënaqësinë e klientit, Sucubaşı thekson se e bartin vizionin në Maqedoni duke përfituar nga të gjitha përvojat e bankës kryesore të themeluar në vitin 1938.

Ai thotë se synojnë të jenë pionierë në çdo fushë në sektorin bankar të vendit.

“Në këtë kuadër, kartela VISA Platinum është një ndër fushat ku jemi pionierë. Jemi banka e parë e cila ka ofruar në tregun e Maqedonisë kartelën debit Platinum të VISA-s. Jemi të kënaqur që jemi të parët për të futur këtë kartelë në tregun e Maqedonisë së bashku me VISA-n. Kjo kartelë tërhoqi mjaft vëmendje”, u shpreh ai.

“Puna jonë kryesore është të ofrojmë mbështetje për NVM-të”

Sucubaşı tha se duke u bazuar në përvojën 80 vjeçare puna kryesore e tyre është të ofrojnë mbështetje për Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM). Ai potencoi se përpiqen që të transferojnë njohuritë nga përvoja e tyre në Turqi tek NVM-të në Maqedoni të cilat kanë vështirësi në qasjen e financave dhe janë një nga gurthemelet për zhvillimin e vendit.

Ai tregoi se kanë disa produkte të cilat i kanë krijuar.

“ESNAF, RAAT dhe PROMO PLUS janë paketa financimi të cilat i ofrojmë NVM-ve për të plotësuar nevojat e tyre, për të zgjidhur problemet e tyre afatshkurtra dhe afatgjata. 98 për qind e portfolios tonë si Halkbank përbëhet nga NVM-të. Bashkë me mbështetjet për kredi individuale dhe të mëdha, objektivi ynë kryesor është kryesisht NVM, prandaj ne kemi krijuar portofolin tonë në këtë drejtim”, tha Sucubaşı.

Sipas tij, sistemi bankar në Maqedoni është një sektor dinamik, i cili me madhësinë e tij mund të ndjekë nga afër të gjitha zhvillimet në sistemin bankar botëror.

“Sektori bankar në Maqedoni, veçanërisht krahasuar me vendet e Ballkanit, mendoj se është në një gjendje shumë më të mirë. Sektori bankar në Maqedoni është vendosur në themele të forta. Kontrolli i sektorit bëhet në mënyrë shumë më të shëndoshë dhe në këtë kontekst konkurrentët e tregut tregojnë vëmendjen dhe rëndësinë e nevojshme, si në pikën e kontributit të kapitalit ashtu edhe në pikën e procedurave”, tha ai.

“Këtu jemi për t’u bërë urë mes Maqedonisë dhe Turqisë”

Ai duke vlerësuar edhe marrëdhëniet mes dy vendeve tha se “Këtu jemi për t’u bërë urë mes Maqedonisë dhe Turqisë”.

Sucubaşı gjithashtu shprehu mendimin se vëllimi tregtar mes Turqisë dhe Maqedonisë nuk është i mjaftueshëm.

“Qëllimi ynë kryesor është rritja sa më shpejtë e tregtisë sonë të jashtme në 1 miliard euro, e cila për momentin është rreth 460 milionë euro. Për ta bërë këtë besoj se promovimi dhe informimi i saktë është i mjaftueshëm, sepse Maqedonia është një vend në mes të Ballkanit dhe afër Evropës. Si lokacion ndodhet në ‘Rrugën e Mëndafshit’. Prandaj në këtë kontekst mendoj se jo vetëm për Turqinë, por edhe për investitorët botëror investimi në këtë vend do të sigurojë një avantazh të rëndësishëm”, tha mes tjerash Sucubaşı për AA.

Drejtori i përgjithshëm i Halkbank Sh.A Shkup, gjithashtu tha se qëllimi i tyre kryesor është që në sektorin bankar të Maqedonisë të sjellin çdo herë të parët dhe teknologjitë më të përsosura. Ai shtoi se janë të përkushtuar në ofrimin e shërbimeve të cilat i kanë ofruar deri më tani duke i zhvilluar dhe në mënyrë më të shpejtë për klientët në Maqedoni.

Sipas tij, Halkbank në vitin 2017 është banka që ka dhënë më së shumti kredi, ka mbledhur më së shumti depozita dhe kanë hapur filiale të reja, si dhe kanë punësuar personel të ri. Ai theksoi se do të bëjnë përpjeke që Halkbank të hyjë në mesin e tre bankave të para në vend në periudhën që vijon.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit