KFOR-i dhe MPB-ja e vlerësojnë stabile situatën e sigurisë

Mos i humb

 

 

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Salvatore Cuoci.

Në këtë takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se gjendja është e qetë dhe stabile.

Me këtë rast u tha se bashkëpunimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it është i mirë dhe se ky bashkëpunim duhet të thellohet edhe më tej.

Gashi e falënderoi komandantin e KFOR-it për përkrahjen e dhënë për institucionet e sigurisë në Kosovë derisa të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që vazhdimi i bashkëpunimit në mes tyre të vazhdojë edhe më tutje.k.k

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit