Kiliç: Investimi në çerdhen “Armela”, kontribut për të ardhmen e fëmijëve

Mos i humb

Organizata turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA, vazhdon të realizojë projekte të shumta në Kosovë në sektorë të ndryshëm në arsim dhe edukim për të gjitha grupmoshat.

Një projekte të tillë TIKA ka realizuar duke investuar në çerdhen “Armela” për tu pajisur me inventar bashkëkohor dhe me reikuizitat tjera përcjellëse për një kujdes më të avansuar për  fëmijët e çerdhes.

Me një ceremoni përuruese të çerdhes “Armela” të pranishmëve iu është drejtuar ambasadorja e Turqisë në Kosovë Kivilcim Kiliç, është shprehur e lumtur derisa sheh fëmijët e gëzuar që nga rendi që vrapojnë prej një lodre në tjetrën duke eksploruar ato pajisje që tek ta zgjonë kurreshtje.

Sipas saj, kjo dëshirë e shtetit të saj për të ndihmuar popullin e Kosovës me këtë rast edhe për të investuar tek fëmijët nuk do të përfundoj këtu sepse TIKA, tha ajo do të vazhdojë edhe më tutje të realizoj projekte të tjera.

“Sot me lumturi e hapem këtë çerdhe të pajisur me inventar e jemi të gëzuar që jemi me juve sot. E pamë që fëmijët janë të lumtur dhe të gëzuar me projektor, lodra dhe me pajisjet e tyre në çerdhe. Shpresoj që të gjitha këto pajisje do të kontribojnë në të ardhmen e fëmijëve. Jam e bindur se me këto pajisje dhe me këtë kontribut dhe me angazhimin e juaj do të kemi një të ardhme me të mirë dhe të ndritshme me arsimimin e tyre të kompletuar. Dua të falenderoj drejtoreshën dhe edukatoret në angazhimin e tyre, është një punë e vështirë por e shenjtë. Falë angazhimit të juaj fëmijët do të jenë model në arsimin e tyre në të ardhmën. Projektet tona qoftë në arsim edhe në fusha te tjera do të vazhdojnë edhe me tutje”, tha ambasadorja Kiliç.

Drejtori i Arsimit në Podujevë  Agim Blakçori, u shpreh se donacioni nga Qeveria Turke që është bërë në çerdhen publike të Podujevës është një arsye e madhe për të ardhmen e fëmijëve.

“Falënderoj Qeverinë Turke që kanë sjell donacionët e tyre në çerdhen ‘Armela’ që është një arsye e madhe për arsimimin e fëmijëve. Komuna e Podujevës është komunë e madhe e cila kërkon mbështetje të vazhdueshmë në arsim, shpresoj se do të vazhdojmë edhe më teje këtë bashkëpunim me TIKA-n, theksoi Blakçori.

Drejtoresha e Qerdhes ‘Armela’ në Podujevë Taibe Nishevci, falënderoj TIKA-n për investimin e saj në institucionin e duhur e cila ka bërë që kjo çerdhe të jetë e kompletuar.

“Është institucion parashkollor, është  i vetmi institucion publik në qytetin e Podujevës i cili kujdeset për edukimin e fëmijëve prej moshës 1 deri 6 vjet që punohet me planprograme por që të punohet me këto planprograme duhet kushte dhe materiale për fëmijë dhe këto i kompletuam duke ju falënderuar TIKA-s, dhe kjo ka bërë që interesimi të jetë më i madhë i prindërve për fëmijët. Ne jemi kompletuar nga TIKA me inventar, projektor dhe pajisje të rëndësishme për fëmijët. Ne falënderojmë shumë TIKA-n dhe ju jemi mirënjohës që keni përzgjedhur të investoni në institucionin e duhur”, u shpreh Nishevci. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit