Kim e Soreca në zyrën e Vitore Tushës pas largimit të Dvoranit: Një Gjykatë Kushtetuese funksionale kusht kyç për në BE, roli i KED-së i rëndësishëm

Mos i humb

Në rolin e kryetares së KED-së, Vitore Tusha priti sot në një takim ambasadorët e SHBA e të BE. Në një postim në rrjetet sociale ambasadori i BE-së, Luigi Soreca shkruan se një Gjykatë Kushtetuese funksionale është kusht kryesor për Bashkimin Europian si edhe për demokracinë dhe stabilitetin në Shqipëri.

“Bashkë me ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, takuam znj. Vitore Tusha, kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Një Gjykatë Kushtetuese funksionale është një kusht kyç për bisedimet e anëtarësimit me BE-në dje për demokracinë dhe stabilitetin në Shqipëri. Roli i KED për të ecur me shpejtësi në këtë proces është i rëndësishëm.

Presim një vlerësim të shpejtë për vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për tre poste vakante në Gjykatën Kushtetuese. Opinioni i Komisionit të Venecias është një mundësi për të rënë dakord për mënyrën sesi të ecësh përpara për të siguruar funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, që është institucioni i vetëm që mund të interpretojë Kushtetutën dhe të vendosë mbi konfliktet kushtetuese. Fryma e reformës në drejtësi ka të bëjë me vetëqeverisjen dhe pavarësinë. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është krijuar për këtë qëllim dhe renditja dhe vlerësimi i kandidatëve duhet të jetë profesional dhe i pavarur.

Roli i KED-së 2020 është të konsolidojë institucionin dhe praktikat e tij dhe të sigurojë që publiku të ketë besim të plotë në vendimet e tij. Bashkimi Evropian qëndron krah Shqipërisë dhe të ardhmes së saj si anëtare e BE-së.“ – shkruan Soreca.

Vitore Tusha automatikisht mori drejtimin e KED, pas largimit të Ardian Dvoranit.

“Respekt ndaj gjykatësen Tusha për vendosmërinë e saj për zbatimin e Reformës në Drejtësi. SH.B.A mbështet fuqimisht atë dhe gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë që kanë kaluar vettingun. Koha që institucionet të ngrihen dhe të tregojnë pavarësi dhe integritet.”- shkruan ambasadorja Yuri Kim në një postimnt twitter.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit