Kim Jong Un paralajmëron: Nëse SHBA nuk heq sanksionet, do ndryshojmë qëndrim

Mos i humb

Kim Jong Un shprehet se është angazhuar në denuklearizimin e vendit, por paralajmëron se do ndryshojë qëndrim nëse SHBA vazhdon me sanksionet.

Kim u takua me Donald Trump për të diskutuar denuklearizimin në qershor 2018, por ka pasur pak rezultate deri tani.

Fjalimi vjetor i Vitit të Ri është një traditë që Kim e mori nga gjyshi i tij, themeluesi i vendit komunist Kim Il-sung.

Fjalimi synon kryesisht në një audiencë të brendshme dhe, si në vitet e mëparshme, u fokusua kryesisht në ekonominë e vendit, ndërsa nuk la pas axhendën ndërkombëtare.

“Nëse SHBA nuk mban premtimin para gjithë botës dhe insiston me sanksione dhe presione mbi republikën tonë, ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse të gjejmë një mënyrë të re për të mbrojtur sovranitetin dhe interesat tona,”-tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit