Kim Mehmeti: Referendumi do të thellojë ndasitë shqiptaro-maqedonase

Mos i humb

Emisioni “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja preku të premten çështjen e referendumit në Maqedoni për emrin e ri kushtetues të shtetit: Maqedonia Veriore. I ftuar në studio ishte Kim Mehmeti, shkrimtar dhe opinionist.

Sipas Mehmetit, do të thellohen ndasitë shqiptaro-maqedonase pas këtij referendumi: “Çdo analizë për Maqedoninë duhet nisur nga fakti se Maqedonia nuk është dëshirë as e shqiptarëve dhe as e maqedonasve, por projekt ndërkombëtar dhe ky referendum do të vendosë lidhur me qëndrueshmërinë e këtij projekti. Nëse dështon ky projekt, dështon investimi i faktorit ndërkombëtar në një Maqedoni multietnike. Shqiptarët gjithmonë kanë qenë pro, pasi nuk kanë plan B. Maqedonasit e kanë gjithmonë planin B, që është plani pro-rus. Shqiptarët kanë vetëm planin pro-evropian. Mendoj se do të thellohen ndasitë shqiptaro-maqedonase”./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit