Kina hapi 44 mijë kompani jashtë vendit në vitin 2019

Mos i humb

NASA synon dërgimin e gruas së parë në Hënë

NASA ka bërë të ditur se planifikon të zbresë gruan e parë në sipërfaqen e Hënës në vitin 2024.

Basha: Gjendja ku jemi sot e pakrahasueshme me asnjë vend të rajonit

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur sot për situatën në vend teksa deklaroi se gjendja ku jemi sot është e pakrahasueshme me asnjë...

Filipinet regjistrojnë mbi 3 mijë raste të reja me COVID-19

Filipinet në 24 orët e fundit kanë regjistruar mbi 3 mijë raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), theksuan sot zyrtarët.

Përplasja Kosovë-Serbi për Asociacionin, mediat serbe paralajmërojnë bllokim të dialogut

Raundi i radhës i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i planifikuar të mbahet më 28 shtator në Bruksel është vënë në pikëpyetje...

Investitorët kinezë në vitin 2019 hapën rreth 44.000 kompani në mbi 80 për qind të shteteve dhe rajoneve në të gjithë botën, njoftuan sot mediat shtetërore.

Sipas “Global Times”, investimet e huaja direkte (ODI) të vendit arritën në 136.9 miliardë dollarë në vitin 2019, me një rënie prej 4.3 për qind në krahasim me një vit më parë, megjithatë Pekini sërish mbeti vendi i dytë në botë për nga investimet e huaja pas Japonisë.

Deri në fund të vitit të kaluar, investimet e huaja direkte kumulative të Kinës arritën në 2.2 trilionë dollarë, e treta në botë pas SHBA-së dhe Holandës, theksoi e përditshmja, duke cituar Ministrinë e Tregtisë, Byronë Kombëtare të Statistikave dhe Administratën Shtetërore të të dhënave të këmbimit valutor.

Investimet kineze, që mbulojnë 188 vende dhe rajone në të gjithë botën së bashku me Nismën e Rripave dhe Rrugëve (BRI) shënuan rritje të qëndrueshme vitin e kaluar ndërsa investimet e përgjithshme të vendit në BRI midis viteve 2013 dhe 2019 arrijnë në 117.3 miliardë dollarë, tregojnë të dhënat zyrtare.

Nisma e Rripave dhe Rrugëve të Kinës (BRI) është një program ambicioz për të lidhur Azinë me Afrikën dhe Evropën përmes rrjeteve tokësore dhe detare përgjatë gjashtë korridoreve me qëllim përmirësimin e integrimit rajonal, nxitjen e tregtisë dhe stimulimin e rritjes ekonomike.

Shtrirja gjeografike e BRI mbulon mbi 70 vende, e cila përbën rreth 65 për qind të popullsisë së botës dhe rreth një të tretën e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të botës.

Sipas të dhënave, investimet e drejtpërdrejta kineze dhanë kontribute në vendet pritëse dhe kompanitë jo vetëm duke punësuar 2.27 milionë punonjës të huaj, por gjithashtu duke paguar 56 miliardë dollarë taksa për vendet dhe rajonet ku ata operojnë.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Gabimet Me Ushqimin Që Ju Dëmtojnë Mëlçinë – Zbuloni Çfarë Duhet Të Bëni

Ushqimet që hani, ato të duhura e ato të gabuara, kanë gjithmonë një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e mëlçisë.

Kinë/ Helmoi 25 fëmijë, edukatorja dënohet me vdekje

Një mësuese e kopshtit që helmoi 25 fëmijë, duke vrarë njërin prej tyre, pas një debati me një anëtar rival të stafit...

Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve shton edhe katër vende në ‘Listën e Kuqe’

Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka shtuar katër vende të tjera në listën e saj të kuqe të koronavirusit,...

SHBA, 20 milionë dollarë dëmshpërblim familjes së afrikano-amerikanit të vrarë

Familjes së William Green (43), afrikano-amerikani të cilin e vrau policia në Maryland, do t’i paguhet dëmshpërblim prej 20 milionë dollarësh.

iPhone 12: Adhuruesit e Apple do ta duan këtë edicion special – por ata do ta “urrejnë” çmimin e tij

iPhone 12 i ardhshëm nuk do të jetë i lehtë për tu blerë, me raportin e fundit që sugjeron se pajisja do...