Kina i hedh fajin Spanjës për Covid: Lindi në Barcelonë vitin e kaluar

Mos i humb

E njohur si epiqendra e shpërthimit të Covid-19 që në muajin nëntor, Kina ka hequr përgjegjësinë nga vetja duke fajësuar Spanjën si përhapëse e sëmundjes.

Një nga studiuesit kryesorë të Kinës, Wang Guangfa këmbënguli që Organizata Botërore e Shëndetit gjithashtu duhet të shkojë në Spanjë për të parë se si nisi Covid.

Nga ana e saj Kina iu referua studiuesve në Barcelonë të cilët thanë se zbuluan mbetje të koronavirusit në kanalet e trajtimit të ujërave të ndotur që datojnë nga 12 marsi i vitit të shkuar.

“Identifikimi shkencor duhet të kryhet me të drejtë duke përfshirë të gjitha vendet, jo vetëm Kinën,” tha Wang Guangfa

Ai shtoi se prania e Covid-19 në mostrat e ujërave të zeza në Barcelonë, nëntë muaj para shfaqjes së virusit që u raportua për herë të parë në wuhan, tregoi për një origjinë të mundshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit