Kina kundërpërgjigjet ndaj pohimeve te CIA-s për spiunazh

Mos i humb

Kina i është kundërpërgjigjur deklaratës së shefit të CIA-s, Mike Pompeo, i cili tha se “Pekini zyrtar është një kërcënim më i madh për SHBA-të se sa Rusia”.

“Nuk do të duhet të na befasojë fakti se lideri i shërbimit më të madh inteligjent në botë përshkroi Kinën ashtu siç bëri”, deklaroi në një konferencë për mediat, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Hua Chunying.

“Kemi një thënie: Atë që ke në zemër, do ta thotë goja”, shtoi më tej Chunying.

Pa përmendur emra konkret, Chunying nënvizoi se tashmë të gjithë e dinë se kush zbaton fushata gjithëpërfshirëse të cilat kanë për objektiv shtetet tjera përmes përgjimeve, vjedhjes së informatave dhe infiltrimit.

Rikujtojmë se në një intervistë për BBC të martën, Pompeo tha se kohën e fundit vërehet një numër gjithnjë e në rritje e përpjekjeve të spiunazhit kibernetik, me të cilin Kina po përpiqet të vjedhë nga SHBA-të informacione nga fusha e tregtisë.

“Jemi dëshmitarë të përpjekjeve mjaft intensive të spiunazhit që synojnë vjedhjen e informacioneve nga SHBA. Jemi dëshmitarë të infiltrimit të spiunëve në institucionet amerikane të cilët për nevojat e Qeverisë së Kinës do të vjedhin informacione nga SHBA-të”, tha Pompeo.

Sipas tij, në aspektin e madhësisë së ekonomisë kineze “gjurma e Kinës” është përsëri më e madhe se ajo e Rusisë sa i përket këtyre operacioneve.

Shefi i CIA-s theksoi se vendet perëndimore duhet të investojnë shumë më tepër përpjekje të përbashkëta për t’i bërë ballë Kinës./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit