Kina lançon një satelit të ri navigues që sfidon SHBA-të

Mos i humb

Kina ka lançuar një satelit navigues të gjeneratës së tretë si pjesë e përpjekjeve të saj për të konkurruar me një sistem të ngjashëm në SHBA-të dhe BE-në.

Ky është sateliti i 21-të i Sistemit Satelitor Navigues, po ashtu të njohur si BDS-3.

Gazeta kineze Global Times raportoi se sateliti u dërgua nga një raketë Long March-3B e nisur nga provinca kineze Sichuan.

Masa e fundit çon Kinën një hap më afër ambicieve të saj për të krijuar një sistem navigimi satelitor që sfidon Sistemin e Pozicionimit Global (GPS) të SHBA-ve, si dhe atë GLONASS të Rusisë dhe atë Galileo të Evropës.

Gjithsej 46 satelitë nga BDS janë dërguar në hapësirë.

Siç raporton agjencia e lajmeve Xinhua, projektuesi kryesor, Yang Changfen, tha se BDS filloi ofrimin e shërbimeve globale në fund të vitit 2018 me një përpikëri prej 10 metrash në nivel global dhe prej 5 metrash në rajonin e Azi Paqësorit.

Changfen tha se sistemi është planifikuar të përfundojë deri në fund të këtij viti pas dërgimit të 10 satelitëve në hapësirë.

Mediat lokale raportuan se sistemi i navigimit satelitor i prodhuar në vend mund të rris aftësinë e nëndetëseve kineze dhe droneve nënujore për të nisur “sulme tinëzare”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit