Kina lavdëron Theresa Mayn për “anashkalimin” e të drejtave të njeriut

Mos i humb

Mediet shtetërore kineze përgëzuan kryeministren pragmatike britanike, që u rezistoi thirrjeve për të kritikuar publikisht Pekinin për të drejtat e njeriut dhe çështjen e Hong Kongut, gjatë vizitës së saj treditore në Kinë.

Në editoriale të ndryshme, gazetat kineze shkruajnë se May shmangu çështje të tilla dhe kërkoi bashkëpunim pragmatik mes Britanisë dhe ekonomisë së dytë më të madhe në botë.

“Disa medie perëndimore vazhdojnë të nxisin Theresa Mayn që të kritikojë Pekinin, në përpjekje për të treguar se Britania i rezistoi presionit nga Kina dhe Perëndimi konsolidoi pozicionin komandues ndaj politikave të këtij vendi”, shkruan “Global Times”, organi shtypi i Partisë Komuniste kineze.

Mediet kineze përgëzojnë Mayn që bëri një vesh “shurdh”, ndaj një pjese të radikalizuar të opinionit publik, duke mos rrezikuar raportet me Kinën.

Sipas shtypi kinez, asgjë nuk ndalon dot bashkëpunimin mes Pekinit dhe Londrës, ndërsa zhurmat do t’i marrë era. Para nisjes drejt Pekinit, May premtoi se do të fliste për çështjen e Hong Kongut dhe atë të të drejtave të njeriut, por publikisht nuk e bëri këtë me asnjë nga zyrtarët kinezë që takoi.

Nga zyra e kryeministres në Londër thonë se, ajo i ngriti këto çështje në bisedime, por fjalët që thuhen pas dyerve të mbyllura dhe kritikat publike që priteshin janë dy këndvështrime shumë të ndryshme./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit