Kina miraton ligjin e ri të sigurisë për Hong Kongun

Mos i humb

Në seancën përmbyllëse të Kongresit Popullor të Kinës, organi më i lartë legjislativ i Kinës, u miratua zyrtarisht drafti i legjislacionit të sigurisë kombëtare të Hong Kongut.

Hong Kongu, një rajon gjysmë autonom i Kinës që nga viti 1997, vitin e kaluar u përfshi në protesta kundër hapit të administratës së Carrie Lam për të legalizuar ekstradimin në territorin e Kinës.

Ligji i ri u propozua dhe u paraqit javën e kaluar në Kongresin Popullor të Kinës nga Wang Chen, nënkryetar i Komitetit të Përhershëm të Kongresit Popullor.

Ai theksoi se protestat kundër qeverisë së Lam “sfiduan seriozisht themelet e parimit të një vendi, dy sistemësh, dëmtuan sundimin e ligjit dhe kërcënuan sovranitetin, interesin e sigurisë dhe zhvillimin e vendit”.

“Duhet të merren masa të fuqishme të bazuara në ligj për të parandaluar, ndaluar dhe ndëshkuar aktivitete të tilla”, tha Wang, duke cituar nenin 23 të Ligjit Themelor të Hong Kongut, i cili thotë se “ndalojnë çdo veprim tradhtie, shkëputjeje, sulmi dhe përmbysjeje kundër Qeverisë Qendrore Popullore”.

Ligji i ri paraqet si krim çdo minim të autoritetit të Pekinit në territor.

“Më shumë se 20 vjet pas kthimit të Hong Kongut, megjithatë, ligjet përkatëse ende duhet të materializohen për shkak të sabotimit dhe bllokimeve nga ata që përpiqen të shkaktojnë trazira në Hong Kong dhe Kinë në përgjithësi si dhe forca të jashtme armiqësore”, tha Wang.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit