Ballina Bota Kina përgatitet të heq kufizimin e lindjes së dy fëmijëve

Kina përgatitet të heq kufizimin e lindjes së dy fëmijëve

66
0

Kina po përgatitet të heq dorë nga politika e saj për planifikimin familjar, e cila parasheh dy fëmijë për një çift.

Siç raporton gazeta “Ditari i Popullit” mësohet se në Komitetin e Përhershëm të Kongresit Popullor Kombëtar të Kinës është paraqitur një projekt-ligj i ri i cili parashikon heqjen e të gjitha dispozitave në “Ligjin e planifikimit familjar”.

Ekspertët janë duke vazhduar punimet mbi projekt-ligjin i cili përfshin ligjet lidhur me gjyqet e divorceve për njohjen e “periudhës së pajtimit” afatit një mujor në mënyrë që çiftet të mos divorcohen menjëherë pas martesës si dhe për sigurimin e mundësisë që çiftet gjatë kësaj kohe të tërhiqen nga gjykimi i çështjes.

Ndërkohë bëhet e ditur se projekt-ligji në fjalë pritet të marrë formën e fundit në takimet vjetore parlamentare që do të mbahen në mars të vitit 2020.

Ekspertët në Kinë në muajin maj bënë të ditur se ishte çështje kohe që në vend të hiqej dorë nga politikat e planifikimit familjar.

Politika familjare dhe politika për një fëmijë në Kinë hyri në fuqi gradualisht në vitet 1970 për të marrë nën kontroll popullatën e vendit që rritej me shpejtësi dhe nëpërmjet këtij ligji familjet që jetojnë në qytet janë të kufizuar me lindjen e vetëm një fëmije. Ndërsa për familjet të jetojnë në rajonet rurale është e lejuar fëmija i dytë në rastin nëse fëmija i parë është vajzë./Rtv Islam/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here