Kina raporton 5 raste të reja me COVID-19, Koreja e Jugut 39

Mos i humb

Komisioni Kombëtar kinez i Shëndetit tha në një deklaratë se të gjitha rastet e reja janë të importuara dhe se sot nuk është regjistruar asnjë viktimë nga virusi.

Siç thuhet në deklaratë, numri i rasteve në territorin kontinental të Kinës deri më tani është 83.027.

Në Kinë shkollat janë hapur gradualisht dhe ekonomia në masë të madhe është kthyer në rendin e mëparshëm. Deri më tani, 4.634 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, ndërsa 78.327 janë shëruar.

Nga ana tjetër, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC) e Koresë së Jugut raportoi 39 raste të reja në 24 orët e fundit, shumica e të cilave në kryeqytetin Seul.

Numri i përgjithshëm i rasteve në Korenë e Jugut ka arritur në 11.668, ndërsa 273 persona kanë humbur jetën deri më tani.

Gjithsej 10.506 të infektuar janë shëruar, kurse aktualisht ka 889 raste aktive që presin shërimin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit