Kina sërish në alarm, fut në izolim 400 mijë persona

Mos i humb

Kina ka rikthyer izolimin strikt në një zonë pranë Pekinit, pas një rritjeje të vogël të numrit të rasteve me koronavirus.

Izolimi në qarkun Anksin të provincës Hebei prek rreth 400,000 banorë.

Zyrtarët thanë se Anksini “do të mbyllet plotësisht” dhe se “do të kontrollohet”. Vetëm punëtorët e aktiviteteve thelbësore do lejohen të dalin nga shtëpitë, ndërsa vetëm një anëtar familjeje lejohet të dalë një herë në ditë për të blerë ushqime.

Anksini ndodhet rreth 150 kilometra në jug të Pekinit dhe mediat kineze thonë se në dy javët e fundit atje ka pasur 18 raste të reja.

Kina, e cila është vend i origjinës së koronavirusit, ka regjistruar mbi 84,000 të inefktuar dhe mbi 4,600 viktima, edhe pse këto shifra besohet të jenë më të larta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit