Kina vendos robot “edukatorë” në kopshte

Mos i humb

Kopshtet në Kinë tashmë kanë një anëtar të ri.

Bëhet fjalë për një robot shumë të vogël me kokë të rrumbullakët dhe fytyrë me ekran me prekje.

I quajtur “Keeko’’, roboti po përdoret tashmë në 600 shkolla të ciklit parashkollor në Kinë. Ai tregon histori dhe u ofron fëmijëve ushtrime logjike.

Në kopshtin Yiswind, në periferi të Pekinit, fëmijët dëgjojnë me vëmendje mësuesin e shkurtër android i cili rrëfen për to histori dhe tregime.

Projektuesit e firmës “Keeko” kanë si objektiv për të rritur numrin e asistentëve nëpër klasa./Mesazhi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit