Kinë, 20 të plagosur në aksidentin hekurudhor

Mos i humb

Të paktën 20 persona janë plagosur pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në provincën Hunan të Kinës qendrore të hënën, njoftojnë media lokale.

Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua raporton se treni ka dalë nga shinat në qytetin Chenzhou të qarkut Yongxing rreth mesditës.

Nuk u raportua për viktima.

Treni po udhëtonte për në provincën jugore të Guangdong nga qyteti Jinan të provincës lindore Shandong.

Aksidenti u shkaktua nga rrëshqitja e dheut për shkak të shirave të vazhdueshme gjatë ditëve të kaluara.

Pasi treni goditi masën e dheut, ajo shkaktoi zjarr në gjeneratorin e energjisë të saj, duke shkaktuar dëmtimin e pesë vagonave dhe lëndimin e 20 personave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit