Kinë, rritet në 2.120 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Mos i humb

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë ka bërë të ditur se numri i të vdekurve nga shpërthimi i koronavirusit të ri (Covid-19) në vend është rritur në 2.120 ndërsa numri i të prekurve në 74.576 nga të cilët 11.864 në gjendje të rëndë, (AA).

Numri i të dyshuarve të infektuar nga virusi në vend është ulur në 4.922 si dhe i atyre që ndodhen nën trajtim është ulur në 126.363 persona.

Deri më tani në Kinë nga Covid-19 kanë humbur jetën 2.120 persona, përfshirë dy në rajonin special administrativ Hong Kong, ndërsa ka arritur në 16.155 numri i personave që janë shëruar.

Numri i të prekurve nga virusi në Hong Kong është rritur në 65 ndërsa 10 në Makao.

– Në 24 orët e fundit, 114 të vdekur

Në 24 orët e fundit kanë vdekur 114 persona prej të cilëve 108 në rajonin Hubei i cili është edhe epiqednra e virusit ndërsa nga një person në qytetin Shangai dhe rajonet Hibey, Fujian, Shandong, Yunnan dhe Shanxi.

Numri i rasteve të reja që është 394, theksohet se është regjistruar si shifra më e ulët e Covid-19 të përcaktuar në bazë ditore që nga 23 janari.

Në raportin e publikuar në fillim të javës nga Qendra e Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve të Kinës për karakteristikat e epidemisë, thuhej se shkalla e vdekshmërisë është më e lartë tek të moshuarit, të sëmurët dhe tek meshkujt.

Në raportin ku thuhet se deri më 11 shkurt në vend kanë humbur jetën 1.023 persona, 30.2 për qind e vdekjeve të shkaktuara nga Covid-19 janë të moshës 60-69 vjeç, 30.5 për qind të moshës 70-79 vjeç dhe 20.3 për qind të moshës mbi 80 vjeç.

Lloji i koronavirusit të ri për herë të parë u shfaq në qytetin kinez Wuhan më 12 dhjetor 2019, ku si pasojë shumë vende, përshirë Turqinë evakuuan shtetasit e tyre të bllokuar në Kinë.

Pas shfaqjes së koronavirusit në qytetin Wuhan ai u përhap për një kohë të shkurtër edhe në qytetet tjera të vendit, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli “situatë emergjente”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit