Kinë, rritja ekonomike e pamundur nëse pandemia vazhdon

Mos i humb

Një rifillim i rritjes ekonomike në Kinë do të jetë i mundur vetëm nëse pandemia e koronavirusit të ri të jetë frenuar në nivel global, paralajmëroi sot Pekini, kur vendi po përpiqet të rifillojë aktivitetin e tij.

Ekonomia kineze regjistroi një rënie në tremujorin e parë 2020, me 6,8% në një vit, kryesisht për shkak të epidemisë COVID-19 që ndaloi një pjesë të kompanive të vendit.

Edhe eksportuesit kinezë janë gjithashtu të prekur, ndërkohë që pandemia ka paralizuar tashmë gjithë ekonominë botërore.

“Kompanitë vazhdojnë të përballen me vështirësi të mëdha për sa i përket funksionimit dhe prodhimit. Duhet ende shumë kohë për të shpresuar për një rikthim në normalitet”, theksoi ministri kinez i Industrisë dhe Teknologjisë, Miao Wei.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit