Kinë, shpërthim në një hidrocentral, 6 të vdekur

Mos i humb

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit në një hidrocentral në jug të Kinës.

Sipas lajmit të agjencisë Xinhua, shpërthimi ka ndodhur në Hidrocentralin Sinanjiang në qytetin Mojiang të provincës Yunnan.

Shpërthimi ka ndodhur derisa punëtorët po gërmonin në tunelin e ventilimit të digës së hidrocentralit, si rezultat i së cilës kanë humbur jetën 6 punonjës dhe janë plagosur 5 të tjerë.

Punonjësit e plagosur janë dërguar në spital, ndërsa ka filluar hetim për rastin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit