Kinë, Wuhan testoi pothuajse 10 milionë qytetarë për 10 ditë

Mos i humb

“Wuhan ka testuar 9.89 milionë persona gjatë fushatës së tij 10 ditore të provës nukleike në të gjithë qytetin ndërsa janë zbuluar 300 bartës asimptomatikë dhe asnjë rast i konfirmuar”, tha një zyrtar i komunës, sipas të përditshmes “Global Times”.

COVID-19 u shfaq për herë të parë në Wuhan, kryeqyteti i provincës Hubei, dhjetorin e kaluar. Mbi 11 milionë banorë jetojnë në qytet, i njohur për industrinë e tij të teknologjisë së lartë.

Testimi masiv filloi pasi një grup prej gjashtë rastesh të reja u raportua më 9 maj.

“Wuhan shpenzoi afër 900 milionë juan (126.58 milionë dollarë) në fushatën e tij të testimit nukleik në mbarë qytetin ndërsa shpenzimet do të merren nga qeveria në Wuhan”, tha Hu Yabo, nënkryetari ekzekutiv i Wuhanit.

Që nga fillimi i shpërthimit, Wuhan raportoi mbi 50 mijë raste me virusin vdekjeprurës.

Kina ka raportuar 83.022 raste me COVID-19 dhe 4.634 vdekje, shumica e të cilave janë regjistruar në provincën Hubei.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë konfirmoi të martën 5 raste të reja, të gjitha të importuara.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit