Kirurgët vazhdojnë grevën, s’e ndërpresin deri t’u rritet koeficienti

Mos i humb

Kolegjiumi i kirurgëve ka bërë të ditur që janë të vendosur në vazhdimin e grevës për arsye që kërkesa e tyre për rritje të pagave nuk është plotësuar në Ligjin e ri për paga.

Kujtojmë se Ligji për Paga është votuar në Kuvend me 63 vota pro, asnjë kundër e 1 abstenim.

“Meqë Parlamenti i Kosovës në votimin për projektligjin për paga nuk ka marrë parasysh kërkesën tonë për rritje të koeficientit në nivel të gjykatësve dhe prokurorëve e që konsiderojmë se është një kërkesë e jona modeste dhe e bazuar në kriteret në bazë të të cilave indeksohem koeficientet, ne vazhdojmë grevën me kërkesën e njëjtë dje nuk do të ndërpresim atë deri në realizimin e saj”, thuhet në deklaratën e kolegjiumit të kirurgëve, raporton Koha Ditore.

Ndryshe kirurgët e QKUK-së janë në grevë prej datës 16 të muajit dhjetor. Sipas tyre, deri në 200 operacione elektive që është dashur të kryhen çdo ditë nuk janë duke u kryer për shkak të grevës.

Gjithashtu kujtojmë se koeficienti i pagës se mjekëve është shumë me i ultë se i prokurorëve dhe gjyqtarëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit