Kirurgu harron gjilpërën, vdes pacienti

Mos i humb

Një familje në Tenesi ka hedhur në gjyq spitalin Centennial TriStar, pasi familjari i tyre vdiq për shkak të një gjilpëre që kirurgu kishte harruar brenda kraharorit të tij.

John Burns Johnson, 73 vjeç, nga Lafayette bëri operacion në zemër në TriStar. Dhe kur ndërhyrja prej 9 orësh përfundoi kirurgu, Dr. Sreekumar Subramanian, kuptoi se jo të gjitha gjilpërat e tij u hoqën.

Kirurgi rihapi qepjen dhe Johnson iu nështrua një operacioni tjetër prej 3 orësh por nuk arrit që ta hiqte gjilpërën, transmeton Indeksonline.

Padia thotë se kirurgu e mbylli plagën pa nxjerrë gjilpërën dhe ajo nuk u hoq deri në ditën e autopsisë.

Johson ndërroi jetë 1 muaj pas operacionit në zemër.

Padia u paraqit nga e veja, djali dhe vajza e Johnson./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit