Kisiç paralajmëron: Ndarja e Kosovës ndan Vojvodinën, Sanxhakun …

Mos i humb

Drejtoresha e Këshillit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, Izabela Kisiç mendon se duhet pasur parasysh pasojat e ndryshimit eventual të kufijve.

Ajo, në një shkrim për gazetën “danas”, ka thënë se ndarja e Kosovës nuk garanton normalizim, por vetëm sa hap çështje të reja që kanë të bëjnë me rregullimin e brendshëm të Serbisë. Ndarja,ka thënë ajo, shpie drejt homogjenizimit brenda Serbisë dhe izolimit të mëtejmë ekonomik e kulturor të minoriteteve.

“Kjo ka të bëjë sidomos me minoritetet që jetojnë të përqendruara në rajone të ndryshme të Serbisë siç janë shqiptarët në Luginë, hungarezët në Vojvodinë ose boshnjakët në Sanxhak. Nëse realizohet ndarja e Kosovës, ata mund të shtrojnë në mënyrë legjitime kërkesa sikur ato që i bën Beogradi ndaj Prishtinës. Ndarja është hyrje në fragmentarizim të Serbisë e do të kishte pasoja edhe për vendet tjera në Europë”, ka shkruar ajo.

Ndarja e Kosovës, ka thënë ajo, s’e ka përkrahjen e vendeve të BE –së ndërsa SHBA-ja, nuk është deklaruar qartë asnjëherë për ndarje.

Ka theksuar se vetëm normalizimi i plotë hap perspektivën evropian edhe për Serbinë e edhe për Kosovën dhe ka përfunduar se Beogradi duhet të nisë menjëherë raport partneritetit në baza të barabarta me shqiptarët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit