Kitaroviç: Islami është pjesë e pandashme e mozaikut shpirtëror dhe kulturor të shoqërisë kroate!

Mos i humb

Islami është pjesë e pazëvendësueshme dhe e pandashme e mozaikut shpirtëror dhe kulturor të shoqërisë kroate, ka thënë dje në Ankara presidentja e Kroacisë, Kolinda Kitaroviç.

Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan dhe presidentja e Republikës së Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviç u takuan dje në Ankara.

Pas takimit, presidentja kroate theksoi se bashkëpunimi midis dy vendeve është në nivel të lartë, por që ka hapësirë edhe për më shumë. Duke folur për gjendjen në BiH, ajo theksoi se stabiliteti i këtij është i pamundur pa bashkëpunimin e kroatëve dhe boshnjakëve. Kroacia është shumë e interesuar për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të BiH, ka thënë Kitaroviç.

“Jam veçanërisht e kënaqur me faktin që në delegacionin tim është edhe muftiu Aziz ef. Hasanoviç, Kryetari i Meshihatit të Bashkësisë Islame në Kroaci”.

Kitaroviç u shpreh gjithashtu se: “Islami është pjesë e pazëvendësueshme dhe e pandashme e mozaikut shpirtëror dhe kulturor të shoqërisë kroate”.

Para gazetarëve ajo ka thënë se ka folur me presidentin turk rreth situatës në Evropën Juglindore dhe Lindjen e Mesme, me theks të veçantë për BiH. /KosovaPost/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit