Kjo është kërkesa e Vuçiçit për Putinin në lidhje me Kosovën

Mos i humb

“Bloomberg” shkruan për vizitën e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin në Serbi dhe kërkesat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç prej tij në raport me Kosovën.

Agjencia amerikane e lajmeve “Bloomberg” shkruan se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të shfrytëzojë vizitën e presidentit rus, Vladimir Putin për të fuqizuar mbështetjen e Moskës në lidhje me marrëveshjen për normalizimin e raporteve me Prishtinën.

“Bloomberg” po ashtu shton se Vuçiç së bashku me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi janë kthyer nga Moska dhe Washingtoni për të përshpejtuar arritjen e marrëveshjes.

Vuçiç nga viti 2012 është duke balancuar premtimet rreth integrimit europian dhe fuqizimit të lidhjeve të afërta me Rusinë, shkruan “Bloomberg”.

Raporti i tij me Putinin është shumë i afërt, vlerëson agjencia, dhe shton se ata janë takuar më tepër se 10 herë dhe se Rusia i ka ndarë Vuçiçit një prej mirënjohjeve të saja më të rëndësishme. Ky raport, thuhet se do të luajë rol të madh në përpjekjet e Serbisë të shënojë përparim në bisedimet me Kosovën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit