Kjo është kosovarja që po bëhet deputete në Zvicër!

Mos i humb

Në Zvicër ka shumë shqiptarë të suksesshëm, që janë shumë mirë të integruar në shoqërinë zvicerane. Ata janë figura kyçe në sport, kulturë e politikë. Arbela Statovci, nga Kosova pret të bëhet deputetja e re atje.

Arbela Statovci është kandidate për deputete për Parlamentin e Cyrihut në zgjedhjet që do të zhvillohen në muajin mars të këtij viti.

“Jam një ndërmarrëse nga Cyrihu, pronare e firmës “massgekocht”, dhe angazhohem në bordin e FDP-s Ëallisellen, në Bordin e fakultetit HËZ dhe si mentore ngrihem për rininë tonë, duke i ndihmuar ata që të zhvillojnë potencialin e tyre dhe të gjejnë një hyrje optimale në botën profesionale”, është shprehur Statovci për albinfo.ch.

Arbela shpreson se do të ketë votën në zgjedhjet që zhvillohen në muajin mars. “Nga përvoja ime personale, e di se është për rininë një sfond të integrimit, nuk është e lehtë të gjesh rrugën opitmale rreth sistemit tonë arsimor. Si një ndërmarrëse, arsimi, kërkimi dhe inovacioni janë shumë të rëndësishme për mua, sepse ato janë qendrore dhe të lidhura ngushtë. Suksesi i Zvicrës bazohet kryesisht në një sistem të shkëlqyeshëm arsimor. Inovacioni është motori ekonomik i vendit tonë. Rinia jonë është e ardhmja jonë”, ka shtuar tutje ajo për albinfo.ch.

“Dëshiroj mbështetjen e njerëzve të vendit tonë, të cilët ndajnë mendimin tim dhe angazhimin tim për një të ardhme të mirë për rininë tonë. Dua që ne të jemi të fortë së bashku dhe të tregojmë se nuk kemi vetëm një integrim të suksesshëm pas nesh, por historia jonë dhe fati ynë na kanë sjellë luftëtarët. Se ne jemi një popull i fortë, me një rininë inovative, dinamike dhe të përkushtuar, që është e fortë për të tjerët dhe për një të ardhme të përbashkët”, përfundoi Arbela Statovci.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit