Kjo është mosha ideale për t’u bërë synet!

Mos i humb

Syneti është edhe obligim fetar tek të gjithë popujt që kanë pasur libra të shpallur nga Zoti. Ndër popujt që e kanë obligim të domosdoshëm janë edhe hebrenjtë.
Cirkumcizioni apo e njohur në popull si synetia është procedurë kirurgjike përmes së cilës bëhet heqja e lafshës së penisit, thotë urologu Musa Myftari.

“Synetia ose cirkumcizioni, nënkupton prerjen rrethore të perpeciumit dhe largimin e lafshës. Synetia është e punuar qysh moti nga popujt e lashtë, pra ka filluar që nga egjiptasit, ka vazhduar me jahudi, myslimanët e të krishterët”, tregon për KALLXO.com urologu Musa Myftari.

Doktori thotë se nga aspekti mjekësorë nuk është e nevojshme që të gjithë fëmijët të bëjnë syneti. Por ai thotë se atëherë kur është e kërkuar profesionalisht kjo nuk duhet neglizhuar.

“Nuk është e nevojshme që të gjithë fëmijët meshkuj të bëhen synet. Është e domosdoshme te fëmijët që kanë indikacion medicinal. Ka raste kur është fimoza në pyetje dhe patjetër duhet të zgjidhet në mënyrë operative, ajo mundet me pengu që në fëmijë të mos mund të urinoj apo kur të martohet të mos mund ta bëjë mbarësimin. Në këto raste kur mjekësia e urdhëron atëherë është patjetër e domosdoshme me kry synetinë. Në të gjitha rastet tjera nuk është e domosdoshme”, thotë urologu Myftari.

Sipas doktor Myftarit të gjithë ata që kanë bërë syneti i kanë disa përparësi shëndetësore që do i ndjekin gjithë jetën.

“Ka përparësi te njerëzit të cilët janë bërë synet, përparësia kryesore është infeksioni se nuk ka mundësi me u zhvillu ndjesja e glancit të perpucimit.

Kjo sëmundje largohet prej diagnostikës, sipas statistikave të sotme nuk ka asnjë mashkull që e ka përjetu karcinomen e penisit nëse është bërë synet para moshës së pubertetit, nuk kemi të dhënë se ka karcinom të penisit”, tregon urologu. Doktori thotë se në vende të ndryshme synetia bëhet në mosha të ndryshme, madje ka popuj që e bëjnë atë edhe para martesës apo disa ditë pas lindjes. Sipas doktorit rekomandimi është që fëmijët të bëhen atëherë kur janë të vetëdijshëm, por jo shumë të rritur.

“Rekomandimi im është që synetia të punohet prej moshës pesë deri në moshën nëntë vjeçare. Kjo për shkak se fëmija është i vetëdijshëm që po punohet dhe është bashkëpunimi me mjekun në nivel, ndërsa jo pas moshës nëntë vjeçare, sepse fillon puberteti. Si e thash fëmijët që bëhen synet para kësaj moshe nuk e përjetojnë karcinomen e penisit”, shpjegon doktori Myftari.

Ai sqaron se kujdesi duhet të jetë i mirë, por sipas tij mundësia e komplikimeve me gjakderdhje bije dukshëm atëherë kur procedura kryhet nga personat profesionistë.

“Kujdesi kryesor është me ju përmbajtë udhëzimeve të mjekut, me u mbrojt plaga të cilin edhe fëmija e mbron në mënyrë instiktive, sepse i dhëmb dhe me ju përmbajtë udhëzimeve të tjera të pastrimit të plagëve, ndërrimit të fashës në kohën kur e cakton mjeku. Ndonjë kujdes i veçantë nuk duhet eventualisht i jepen analgjetikë kundër dhimbjeve.

Është e rëndësishme me i udhëzu prindërit se nuk duhet me u bo regjim në ujë dhe ushqim munden me pi ujë sa të duan dhe të hanë çfarëdo ushqime. Sepse kur synetia punohet te mjeku mundësia me ndodhë gjakderdhja është minimale ose nuk ekziston. Përpara ju kanë thanë mos me pi ujë por ka qenë veprim plotësisht i gabueshëm”, tregon urologu Myftari.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit