Kjo është zgjidhja ideale për aromat e pakëndshme në shtëpi!

Mos i humb

Dëshironi që kur të ktheheni në shtëpi të priteni nga aroma të këndshme të cilat ju qetësojnë dhe ju heqin lodhjen?

Ja disa nga aromat që do t’ju japin rehati në shtëpinë tuaj.

Aroma e frutave

Aromë e frutave, si portokall, mandarinë, etj, ju ndihmon të shpëtoni nga të gjitha emocionet dhe mendimet e këqija që keni në mendje.

Aromë Livando

Livando,është një nga aromat më të përdorura në parfumet e dhomave,dhe është e njohur për kontributin e saj pozitiv në psikologjinë njerëzore. Aroma e livando me efektin e saj të lehtësimit të lodhjes është një erë që nuk duhet të mungojë nga shtëpitë.

Aroma e trëndafilave

Ndër bimët me aromën më të mirë është trëndafili. Trëndafili, me pamjen dhe aromën e e tij, u jep njerëzve paqe. Era e trëndafilave është e mirë për depresionin, zemërimin dhe vetminë.

Aroma e vaniljes

Vanilja e cila përdoret në shumë produkte kozmetike, ju ndihmon të ndiheni të lirë dhe ju ndihmon të relaksoheni dhe të largoheni nga mendimet negative.

Aroma e kanellës

Kanella e cila përdoret në ëmbëlsira ka efekt të forcimit të memories. Prandaj shpesh mund ti merrni erë kanellës.

Aromë jasemini

Aroma e jaseminit me një efekt mistik është e dobishme për depresionin, dëshpërimin dhe ç’rregullimet e ankthit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit