Kjo i ndodh trurit tuaj nëse flini pak

Mos i humb

 

 

 

Kur ndiheni shumë të lodhur, patjetër që mund të ndiheni edhe sikur ju mungon kapaciteti i trurit. Tani, një studim i ri ka sugjeruar se kjo mund të jetë si pasojë e privimit kronik të gjumit.

Hulumtimi i ri, i kryer nga Michele Bellesi – Universiteti Politeknik, Marche, Itali dhe i botuar në “Journal of Neuroscience, analizoi trurin e minjve që kishin gjumë të rregullt, atyre me zgjim spontan, me privim të gjumit dhe me privim kronik të gjumit.

Duke përdorur softuerin skanues me bllok-fytyrë, shkencëtarët matën proceset e sinapave dhe qelizave në korteksin frontal të miut. Në mënyrë të veçantë analizuan qelizat e quajtura – qeliza të astrociteve dhe studiuesit zbuluan se minjtë e privuar nga gjumi treguan shumë aktivitet në këto qeliza.

Gjetjet sugjerojnë se astrocitet fillojnë të thyejnë më shumë mbeturinat e trurit.

Studiuesit treguan se sipas gjetjeve të tyre, gjumi luan një rol kyç në produktivitetin e njeriut gjatë ditës, në punë, studime dhe gjëra të tjera, transmeton lajmi.net. Lodhja e tepërt dhe humbja e koncentrimit, mund të jetë rezultat i gjumit jo të mirë. Nëse bëni gjumë më pak sesa që duhet të gjitha proceset e funksionit të trurit bëhen më të vështira.

Andaj, sipas tyre, këshillohet që në bazë të moshës të flihet mjaftueshëm që të jeni më pak të lodhur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit